Conte merr vendimin për të ardhmen

0
SHPËRNDAJE

Italia-Olanda amichevole
Italia-Olanda amichevole

Nuk ka zgjatur më shumë se dy vjet aventura e trajnerit Antonio Conte në krye të Italisë. Tekniku italian do të largohet nga Kombëtarja axurre pas përfundimit të “Euro 2016”.

Këtë gjë e ka bërë publike edhe Federata Italiane e Futbollit e cila ka pohuar se ish trajneri i Juventus do të largohet nga drejtimi i Kombëtares pas përfundimit të kampionatit Europian.

Padyshim që një levizje e papritur kjo për të dyja palët pasi u mendua se me ardhjen e Contes në krye të pankinës së Kombëtares gjërat do të merrnin zgjidhje, por nuk rezultoi ashtu pasi Italia vazhdon të jetë një ekip mesatar në vitet e fundit. Ai ka shumë oferta nga klube të njohura dhe kjo mund të ketë qenë një arsye e këtij largimi të menduar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.