Copa America/ Argjentina fiton pa Messin, befason Panamaja (video)

0
SHPËRNDAJE

Ka fituar një ndeshje mjaft të fortë Argjentina mbrëmë duke mposhtur 2-1 Kilin, takim i vlefshëm për grupin D në Copa America. Ka qenë një takim ku të dyja ekipet kanë luajtur një futboll me ritëm të lartë por në fund kanë triumfuar argjentinasit të cilët u treguan më të saktë duke shënuar me anë të Di Maria dhe Banega kurse Kili shkurtoi në sekondat e fundit me Fuenzalida.

Messi e ndoqi takimin nga stoli dhe nuk u aktivizua pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të tifozerisë për të parë pleshtin në fushë. Në takimin tjetër të këtij grupi, Panamaja arriti një fitore të papritur ndaj Bolivisë 2-1 duke marrë tre pikë të rëndësishme falë dygolëshit të veteranit Perez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.