Copa America/ Argjentina marshon në finale (video)

0
SHPËRNDAJE

4-0! Argjentina mposht rëndë vendin organizator të turneut, Shtetet e Bashkuara falë një ansambli të mrekullueshëm orkestruar bukur nga Messi, Higuain e te kudogjendurit Javier Mascherano. Pasimi i zgjuar i Lionel Messit nxjerr të lirë Lavezzin që shënon me kokë. 1-0!

Më pas vjen mrekullia nga goditja e dënimit nga Messi që në fund të takimit shpallej me të drejtë lojtari i ndeshjes. 2-0! dhe vulos me dy gola në pjesën e dyte Higuain për 4-0 që kalon Argjentinën në finale. Goli i Messit ishte i 55-ti për Kombëtaren, duke kaluar Gabriel Omar Batistutën që kishte rekordin me 54.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.