Copa America/ Tjetër dështim i Messit, Kili kampion (video)

0
SHPËRNDAJE

Lionel Messi është padyshim një nga ikonat e futbollit botëror por në finalen e një turneu të madh ndërkombëtar  përsëri dështoi me Argjentinën duke mos e arritur dot titullin kampion të Amerikës. Eshtë Kili i Sanchez, Vidal e Vargas ai që shpallet fitues për të dytën herë radhazi duke mundur ashtu si edhe vitin e kaluar Argjentinën me anën e penalltive pasi koha e rregullt mbaroi pa gola.

Ishte një ndeshje plot nerva, shtyrje e sharje pa fund, ndërhyrje të rënda dhe kartonë të të dyja ngjyrave për të dy palët, por rastet ishin të pakta me Argjentinën më superiore. Për tu vecuar një rast i pastër i Higuain por që i vetëm përballë portierit Bravo goditi jashtë.

Më pas penalltitë dhe është Kili që e nis keq me Vidal që gabon por pas tij është Messi që gjuan jashtë. Më pas janë të saktë Castillo, Argi, Bosejour dhe Silva për kilianët ndërsa realizojnë edhe Mascherano e Aguero por gabon laciali Biglia. Përfundimisht 4-2.

Lojtari më i mirë i turneut u shpall Alexi Sanches, shënuesi më mirë Vargas dhe portieri më i mirë Bravo, të gjithë këta të Kilit. I pranishëm në dorezimin e cmimeve ishte vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.