C.Ronaldo: Jam gati për sezonin e ri

0
SHPËRNDAJE

cristiano-ronaldo-wifeKalojnë vitet, ndryshojnë trajnerët por jo lideri i Realit të Madridit. Cristiano Ronaldo mbetet lojtari kyç i skuadrës dhe nuk ka si të jetë ndryshe pasi ka shënuar 313 gola në 300 ndeshje për madrilenët. Nga Las Vegasi ku ndodhet aktualisht me pushime ai ka folur për sezonin e ri dhe për Rafa Benitez : ” Nuk jam stërvitur asnjëherë prej tij por është një trajner ekspert. Real Madrid është klubi më i mirë në botë dhe është një sfidë për të gjithë të jesh këtu, lojtarë apo trajnerë. Mezi po pres të punoj me të, të shohim nëqoftëse do arrijë të fitojë trofe por unë kam shumë besim se do paraqitemi mirë dhe do jap më të mirën time për të arritur objektivat sezonalë.” – u shpreh ylli portugez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.