Crotone, histori përrallash dhe një premtim i çmendur

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Seria / Trajneri i Crotones, Davide Nicola, pasi shmangu mrekullisht në minutën e fundit të kampionatit Italian rënien nga kategoria, do mbajë premtimin e dhënë. Ja historia e tij e pabesueshme…

1 Prill, Crotone kishte vetëm 14 pikë pas 29 ndeshjesh. Kishin mbetur edhe 9 ndeshje për t’u luajtur, ­8 pikë nga vendi i katërt nga fundi, që mundësonte qëndrimin në kategori. Ende për të luajtur kishin mbetur ndeshjet kundër Juventusit, Interit, Milat, Lazios, Torinos e Sampdorias, ndeshje tepër të vështira. Çuditërisht, Nicola nuk ishte shkarkuar ende nga detyra e trajnerit, pavarësisht se ishte në fund të tabelës gjithë sezonin, ku zakonisht në Serie A kjo gjë nuk ndodh.

Crotone, viti i parë në Serie A, dhe kishte shitur të gjithë lojtarët kryesorë që i siguruan ngritjen në kategorinë kryesore të futbollit italian. Plus, ata ishin detyruar të luanin 2 muajt e parë ndeshjet brenda 1000km larg shtëpisë së tyre, pasi stadiumin nuk e kishin ende gati.

Nicola bëri një premtim në Prill: “Nëse ne shpëtojmë, do shkoj me biçikletë nga Crotone(pjesa jugore e Italisë) në Torino(pjesa veriore e Italisë), rreth 1300km.” Pas këtij premtimi, Crotone pati një periudhë të pabesueshme. Duke llogaritur vetëm 9 ndeshjet e fundit, Krotone grumbulloi më shumë se të gjitha ekipet e tjera, edhe më shumë se kampionët e Juventusit.

Ndeshja e fundit. Crotone priste Lazion. Ishin ende ­2 pikë nga Empoli, një vend sipër tyre, i cili luante me Palermon, tashmë të rënë nga kategoria. Jo vetëm kaq. Shto këtu edhe sistemin italian, i cili sipas llogarive do i jepte Palermos 15 milionë euro më shumë nëse Crotone rrëzohej nga kategoria, dhe jo Empoli. Pra, Palermo nuk kishte asnjë motiv për të mundur Empolin.

Crotone 3-­1 Lazio. Palermo barazonte 0-­0 me Empolin deri në minutën e ’75. Në fund të ndeshjes, Palermo 2­-1 Empoli. Crotone shpëtoi nga rrëzimi një kategori më poshtë.

Nicola thotë se do e mbajë premtimin e tij. Këtë fundjavë do fillojë me biçikletë rrugën nëpër Itali, nga Taranto, Bari, Pescara, Ancona, Livorno, Genova dhe në fund Torino. Pse pikërisht në këto qytete? Sepse aty ka kaluar karrierën e tij si lojtar dhe trajner.

Etapa e fundit në ciklin e tij, Vigone, qytet afër Torinos, aty ku ai jetonte dikur. Por kjo nuk është e gjitha. Në atë qytet, në Vigone, 3 vite më parë, djali i tij 14 vjeçar po ecte me biçikletë, kur e përplasi një autobus dhe i mori jetën.

Davide Nicola do tregojë se ka vend për hijeshi edhe pas pikëllimit më të madh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.