Crusader vjen në Korçë pa kapitenin, për një arsye të çuditshme

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Crusaders do të vijë të luajë kundër Skëndërbeut për Champions League pa kapitenin Colin Coates. Shkaku i kësaj mungese nuk është ndonjë dëmtim, apo pezullim, por thjesht fakti që ai është me…pushime. Gjithsesi, irlandezo-veriorët besojnë se kanë shanse të mira për të ecur përpara, ashtu siç bënë me Levadia.
colinCAta bazohen edhe te fakti që Skënderbeu ka një rankim më të ulët në UEFA sesa estonezët e eleminuar në fazën e parë. Gjithsesi, trajneri Stephen Baxter ka dashur të paralajmërojë të tijtë se “Skënderbeu është një ekip shumë i mirë, me rezultate pozitive në Europa gjatë sezoneve të fundit. Prandaj do të jetë e vështirë – ka thënë ai për mediat irlandeze -. Megjithatë një përgëzim i madh u shkon edhe lojtarëve të mi, që janë më të mirët që kam pasur ndonjëherë në këtë klub”. Skuadra nga Belfasti përfitoi rreth 140 mijë stërlina nga kalimi i raundit të parë kualifikues dhe shpresojnë të vazhdojnë përfitimet, duke nxjerrë jashtë Champions edhe ekipin që fitoi kampionatin shqiptar të sezonit të kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.