Cuadrado-Morata, probleme merkatoje për bardhezinjtë

0
SHPËRNDAJE

Merkato e Juventusit s’do të jetë e lehtë. Beppe Marotta, administratori i deleguar i bardhezinjve është gati të japë maksimumin dhe të vendosë të gjithë përvojën e tij për të pasuruar një organikë gjithnjë e më europiane.

Në kampionat gjërat shkojnë në mënyrën më të mirë prej shumë kohësh, por Liga e Kampionëve mbetet një objektiv i vështirë, por edhe konkret. E vështirë sepse konkurrenca është e madhe me ekipe si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munchen.

match_juventus-genoaTashmë merkato ka dy operacione të vështira me Chelsea dhe Real Madrid lidhur me pozicionet e Juan Cuadrado dhe Alvaro Morata. Kontratat apo marrëveshjet e tyre skadojnë shumë shpejtë dhe është e vështirë të zëvëndësohen.

Chelsea ka problemet e saj pas dështimit të sezonit me Mourinho, por edhe Hidink nuk është se ka bërë dicka. Ndaj, edhe Chelsea me Antonio Conte në horizont kërkon të rikthejë dinjitetin në ekip.

juan-guillermo-cuadrado-juventus_1g1w6kzatgnuu1k7z06gkpe01v
Cuadrado

Conte e admiron prej kohësh kolumbianin, kështu që tani është mbase momenti ta ketë në skuadër. Ndërkohë që problem është edhe Morata, pasi nëse Zidane mbetet në krye të Real Madrid, ai e preferon dhe e parapëlqen shumë Moratën.

Alvaro Morata
Alvaro Morata

Nuk përjashtohet as fakti se nëse nuk e afron në gjirin e tij, Real mund ta shesë Morattan në Premier League. Juventus duhet të presë verdiktet për dyshen Cuadrado-Morata ose nëse këta të dy nuk mbeten bardhezi, Marotta do të hidhet në sulm për një merkato të fortë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.