Çudia: E bën baltë në superiore, e thërrasin të gjykojë në Champions league

0
SHPËRNDAJE


Që Shqipëria është vend i çudirave edhe në sport, sidomos në futboll, këtë mund ta shohim me “kontrastin” e gjyqtarit Enea Jorgji. Arbitri në fjalë gaboi rëndë në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, që ndikoi direkt në rezultat dhe verilindorët u shpallën kampionë për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar. Megjithatë, Enea Jorgji i ka mbijetuar furtunës, ku mësohet se ai është dënuar vetëm me disa muaj të gjykojë në Superiore, por jo në ndeshjet ndërkombëtare, duke qenë se ai ka stemën e FIFA-s.

Lorenc Jeminit dhe Andi Koçit iu është hequr stema e FIFA-s me propozim të FSHF-së. Pyetja që lind natyrshëm, është: Po Enea Jorgjit, pse nuk iu hoq stema? Këtu duket qartë qasja me dy standarte e FSHF-së dhe që e implikon direkt këtë institucion në “lojën” që bëhet edhe me gjyqtarët. Pjesa tjetër është thjesht një “show”. Burime nga FSHF thonë që Jorgji do të drejtojë sërish në futbollin shqiptar që në javët e para të kampionatit shqiptar.
Por çudia nuk mbaron këtu. UEFA e ka përfshirë gjyqtarin shqiptar Enea Jorgji në listën e atyre që do të drejtojnë në turin e dytë eliminator të Champions League. Gjyqtari elbasanas do të drejtojë në Bjellorusi duelin e BATE Borisov me fituesen e çiftit Alashkert-Santa Coloma. Asistentët e tij do të jenë Ermal Barushi dhe Ridigert Çokaj, ndërsa Kridens Meta do të jetë gjyqtar i katërt. Dhe për ta mbyllur, Enea Jorgji u ngjit në kategorinë e dytë të gjyqtarëve nga FIFA falë “performancës” së mirë në futbollin shqiptar, kuptohet, raportuar nga FSHF.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.