Cunga : E dua kupën por nuk kemi organikë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kupa e Shqipërisë /Fitorja ndaj Teutës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, natyrisht që ka shtuar entuziasmin në kampin shkodran, ndërkohë që tifozët tashmë kanë filluar të mendojnë për gjysmfinalet, ndoshta. Por trajneri Armando Cungu nuk dëshiron të ngutet. Duke u ndalur edhe te problematika që ka në skuadër, me mungesat e shumta, ai është “me këmbë në tokë” në deklaratën e tij dhe për këtë arsye, ndonëse ka një dëshirë të madhe për ta fituar këtë trofe, nuk ngutet, por thotë:
“Si karakter, unë para çdo ndeshje nuk përmend asnjë fjalë tjetër përveç objektivit për ta fituar atë, pavarësisht se kundër kujt luajmë. Sigurisht, edhe unë kam dëshirë që ta kaloj këtë tur të Kupës së Shqipërisë, dua ta fitoj edhe këtë trofe, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për mundësitë që kemi. E patë edhe në ndeshjen ndaj Teutës, kontigjentin e kemi të limituar. Një dalje jashtë e Bardullës na detyroi që të zbresim Shtubinën në mesin e fushës, vend që nuk është pozicioni i tij absolutisht. Ndodh kështu, sepse na janë zbehur alternativat, nëse mund të themi kështu.

E vetmja alternativë që kemi patur për mesin e fushës ishte Kapaklija, por nga dëmtimi që ka,ndoshta e mbylli sezonin. Kemi përdorur edhe Vrapin në atë pozicion, por tani nuk kemi mundësi ta bëjmë as këtë gjë, sepse i duhet të luajë në mbrojtje, ngaqë edhe Cicmil ka një dëmtim serioz. Për këtë arsye, duke parë gjithë këtë problematikë, do të mundohem të hedh në fushë ata lojtarë që kanë formën më të mirë dhe me to të synojmë të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Prandaj, nuk mund të jap as premtime dhe as të deklaroj objektiva, kaq është e gjitha”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.