Cungu: 2016-ta ka qenë vit pozitiv

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Armando Cungu bashkohet me idenë e Mirel Josës se ky barazim ishte i pranueshëm për të. Trajneri i Vllaznisë për SuperSport u shpreh:

“Është një barazim i pranueshëm, për situatën ku jemi. Mendoj se ishte rezultat i drejtë, për atë që dhanë ekipet në fushën e lojës, ndaj jam i kënaqur.”

“Kampionati javë pas jave po bëhet më i vështirë dhe renditja është ngjeshur shumë, por kam besim se kjo skuadër nuk do ta diskutojë mbijetesën. Me këtë ritëm, shkojmë mbi 40 pikë, që do të thotë se nuk diskutohet mbijetesa.”

“Kemi patur shumë lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar, çka na ka dëmtuar shumë, sepse me një ose dy mungesa prishen gjithë ekuilibrat e kësaj skuadre. Edhe sot, si prej javësh, mungonin disa lojtarë të formacionit, gjë që nuk përballohet lehtë nga skuadra që nuk kanë kontingjent të plotë.”

“Mendoj se kemi dhënë maksimumin, me pak kujdes mund të ishim shumë më lart, dua të kujtoj këtu humbjet me Laçin dhe Luftëtarin. Gjithsesi, mendoj se ky 2016 ka qenë pozitiv.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.