Cungu: Doja fitoren, por jam i kënaqur…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, duket se është i kënaqur me pikën që ka marrë në fushën e Teutës dhe theksoi se skuadra vazhdon të shfaqë disa probleme, të cilat mund të vazhdojnë edhe në pjesën e mbetur të sezonit, ku ai deklaroi se mund të mos bëheshin ndërhyrje në merkato në janar.

Ndeshja? “Dëshira ishte shumë e madhe për të fituar ndeshjen, por duhet të jem i sinqertë, siç kishim mundësi me mbrojtësin Gocaj, edhe mund ta pësonim, se kundërshtari në fund të lojës kishte mundësitë e veta. Si u zhvillua loja, duhet të jem i kënaqur me pikën në Durrës”.

Rezultati i ekipit? “Vllaznia është kjo. Kishim mundësinë për të krijuar një distancë të madhe me ndjekësit, gabuam, në momentet më të mira tonat. I japim mundësinë kundërshtarëve për të rikuperuar. Por jemi brenda objektivave, duhet bërë shumë dhe kemi edhe një gjysmë sezoni para. Unë them të shtrëngohemi me këto futbollistë e mundësi që kemi për të përballuar edhe gjysmën e mbetur të sezonit”.

Loja ndaj Teutës? “Ruajtëm të njëjtën distancë me kundërshtarët, edhe terreni nuk ishte i papërshtatshëm për të luajtur futboll, si për ne, ashtu edhe për Teutën. Gjithsesi, një pikë larg fushës tonë është pozitive, me një ekip si Teuta, i cili pavarësisht momentit, ka lojtarë të mirë dhe nuk është i lehtë. Nuk është i lehtë asnjë ekip në Superiore”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.