Cungu e ka me gjyqtarin: Mëkat të rrëshqasin pikë për gjëra dytësore

0
SHPËRNDAJE

Armando Cungu është ankuar për vendimet e gjyqtarit Andi Koçi kundër Laçit të tij: “Kush e ka pa ndeshjen mundet me gjykuar vetë. Po ua lë juve të gjykoni 95 minutëshin – ka debutuar trajneri në deklaratën pas sfidës së barazuar 1-1 me Tiranën -. E dyta ndeshja që na nxjerrin me karton të kuq, pa të drejtë. Si Mustafa me Partizanin, ashtu edhe Veliaj sot, u ndëshkuan pa arsye”. Përsa i takon rezultatit, Cungu ka vijuar: “Gjithsesi, nuk duhet të jemi pesimistë. Kampionati sapo ka filluar. Por pikët duhet t’i marrim me meritë, jo të na mohojnë gjëra që na takojnë”.

cungHera e dytë që Laçi pësoi gol në fund dhe nga veprime klasi. Si shpjegohet? “Nuk mendoj se është çështje përqendrimi. Duhet të jemi natyrisht më seriozë në situata të tilla, pasi nuk është hera e parë që na ndodh. Por nuk dua ta rëndoj me përgjegjësi të mëdha një portier të ri 17-vjeçar, që ka nevojë për mbështetje dhe jo ta kritikojmë. Realisht, loja ishte në favorin tonë, pasi kishim qarkullimin e topit dhe u treguam cinikë, si në rastin e golit. Por të mos na penalizojnë, siç po ndodh me gjyqtarët. Eshtë gjynah të të rrëshaqasin nga duart situata për probleme dytësore”.
Ku është Laçi më i fortë në mbrojtje apo sulm? “Laçi në fakt ka përse të jetë krenar, pasi ka bërë një sezon të kaluar mjaft të mirë. Duke qenë fitues i Kupës dhe i Superkupës. Në këtë realitet të marrësh pikë me Partizanin e Tiranën qëndron. por aty ku po vuajmë ndoshta pak më shumë është sulmi, si pasojë edhe e mungesës së Cetkoviç të dëmtuar”. Ndërkohë që nuk pritet që Laçi të hyjë më në merkato. “E shoh shumë të vështirë që të kemi të tjera përdorcime. Besoj se ky do të jetë ekipi ynë për këtë sezon”, ka përfunduar Cungu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.