Cungu: Erdhëm për barazim por lamë dy pikë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Armando Cungu nuk e fshehu se barazimi ishte rezultati që kërkonte në Tiranë, kundër Partizanit, por ashtu si rrodhën ngjarjet, trajneri shkodran ka shprehur keqardhjen e tij për dy pikë të lëna.

“Erdhëm për një barazim, duke parë edhe situatën tonë, por tani jam i mërzitur nga ky rezultat. Humbëm raste dhe u treguam egoistë, sepse kishim shumë raste për ta fituar takimin. Pavarësisht kësaj një pikë është e kënaqashme. Jam i kënaqur me lojën, luanim jashtë fushe dhe duhej të luanim me kujdes, dukje pritur për hapësira në kundërsulm. Partizanin e kthyem ne në lojë, sepse po e kontrollonim shumë mirë, edhe pse luante mirë nga krahët.

image“Jam i kënaqur nga ekipi im, por edhe nga portieri Selmani që është një djalë i ri, vetëm 17 vjeç, me një talent mjaft të madh. Fazën mbrojtëse e bëmë shumë mirë, por gabuam në fazën sulmuese, e tepruam disi me mbajtje topi e gabime. Ato që bëjmë në stërvitje, nuk i bëjmë në ndeshje dhe për këtë më vjen shumë keq. Ndërrimet? Xhejms Adeniji doli vetëm për faktin se Partizani po luante me krose e topa të lartë, ndaj dëshiroja një përforcim dhe hodha në fushë Shetën”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.