Cungu: Eshtë një moment delikat i kampionatit, po bëhet betejë e ashpër

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, u shpreh se tashmë është një moment delikat i kampionatit, teksa theksoi se po bëhet një betejë shumë e ashpër.

“Është një moment delikat i kampionatit, ku po bëhet betejë e ashpër në fundin e tabelës, ndaj kjo fitore ka vlerë të jashtëzakonshme. Është e vërtetë, nuk ishte një ndeshje e bukur dhe loja la për të dëshiruar, por ndikoi fusha dhe ambienti i ftohtë, ndërkohë që ne detyrim kishim fitoren.

“Vllaznia do të jetë në nivelin që i takon kur të ketë investime madhore, siç i ka Kukësi për shembull. Gjithsesi, nuk jam dakord që Vllaznia e sivjetshme është njësoj si e vjetshmja.

Kemi më shumë pikë se vjet dhe është Vllaznia më e mirë e viteve të fundit.

“Gjithsesi, nuk ka mbaruar asgjë dhe duhet të luftojmë çdo javë, për të arritur mbijetesën.

E ardhmja? Unë e kam thënë që kemi nevojë për mbështetje, ngrohtësi dhe interesim, nga të gjithë, si drejtuesit, kryesisht nga dyshja Zeka-Gjyrezi, ashtu edhe tifozët. Kam pasur një takim edhe me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, dhe na është dhënë mbështetje dhe unë jam optimist.

Nuk kam dëshiruar kurrë të largohem nga Vllaznia, por duhet një ambient i qetë. Me skuadrën puna ecën shkëlqyeshëm, prandaj nuk ka arsye pse puna të mos vazhdojë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.