Cungu, fitorja dhe largimi!

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Vllaznisë bëri vetëm detyrën duke fituar 3-2 në shtëpi ndaj një rivali si Flamurtari. Nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë. Por duket se trajneri Cungu është mësuar që në mes të shërbetit të hedh edhe pak helm.

Teksa shkodranët i gëzoheshin një fitoreje në fundin e sfidës, e vuajtur, e bukur dhe tepër domethënëse, trajneri Cungu tregon se mund të largohet në fund të sezonit.

Ta analizosh me qetësi nuk ishte as vendi dhe as momenti për tu dhënë një deklaratë e tillë dhe pyetja që lind është: Nëse nuk fitonte a do ta bënte Cungu një deklaratë të tillë? Cilët janë ata persona që i bëjnë presion Cungut? Apo deklarata e ish-mbrojtësit të Vllaznisë Suad Lici, se Cungu lufton me mulinjtë e erës, vazhdon të qëndroj akoma?

Nuk është ky momenti për të bërë tym mbi Vllazninë dhe dikush që e ka në zemër dhe dashuron Vllazninë s’mund të bëjë heroin dhe viktimën në të njejtën kohë!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.