Cungu i nervozuar pas humbjes

0
SHPËRNDAJE

Armando Cungu
Armando Cungu

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu ka reaguar fort pas humbjes në miqesoren e djeshme me Kamzën. Për Panorama Sport ai do të shprehej kështu:

“Lojtarët janë me pushime dhe akoma nuk po vlerësojnë siç duhet punën që duhet të bëjnë. Ndeshja me Kamzën tregoi se kemi shumë punë përë të bërë.

Kur luajnë si ushtarë kanë treguar se mund të bëjnë gjëra të bukura, por kur mendojnë ndryshe, përfundimi është ky që pamë.

Këta lojtarë treguan në këtë takim se më mirë dinë të luajnë në përiudhë merkatoje kur edhe kërkojnë paga që s’i meritojnë. Jam totalisht i zhgënjyer”,

S'KA KOMENTE

Comments are closed.