Cungu: Jemi akoma shumë dobët, nuk kemi qartësi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

armando-cunguTrajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Flamurtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, sërish nuk ka qenë plotësisht i kënaqur, dhe pse Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, ku u shfaq i mërzitur për lojën e skudrës së tij.

E dija se do ishte e vështirë për shkak të potencialit të kundërshtarit që nuk kishte humbur asnjë ndeshje. Pjesa e parë ishte e dobët. Nuk po dilnim dot para, nuk kishim qartësi, dhe në kushte të tilla nuk fitoje dot. Futbolli është i tillë, shënon dhe me goditje standarte.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe mund të shënonim edhe golin e sigurisë. I gëzuar për trepikëshin, por nuk më ka lënë një shije të mirë për shkak të lojës. Duhet të ndryshojmë shumë.”

“Këta djem kanë më shumë potencial se çfarë kanë treguar në dy ndeshjet e fundit. Kemi mundësi edhe më shumë, ndaj ndihem kështu. I kemi mundësitë ta mbajmë topin më tepër. Shpresoj të jetë ndeshja e fundit kështu.”

“Ndodhemi të pestit, por si pikë nuk jemi komod edhe pse jemi të pestit. Një humbje e jona dhe një fitore e rivalëve e ndryshon situatën.”

“Jemi përpjekur shumë gjithë verën për të gjeur sulmuesin, por kjo nuk është Vllaznia që unë kam menduar.”

“Busiç te Vllaznia? E kam preferuar sulmuesin Busiç për Vllazninë. Para se të vinte në Vlorë e kam takuar dhe kishte dëshirë të vinte. Prisja që drejtuesit të diskutonin për anën financiare, por qëndroi në Vlorë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.