Cungu: Keqardhja është e madhe, kishim probleme me formacionin

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se keqardhja është e madhe për humbjen, ndërsa theksojnë se ekipi i tij kishte probleme me formacionin.

“Normalisht që ka keqardhje të madhe kur humb në shtëpi, sidomos në “Loro Boriçi”, pavarësisht kundërshtarit që është përballë. Megjithatë problematikat tona dihen, sot kishim shumë mungesa.

Kam fjalë pozitive për ekipin sepse i vetmi gabim që bëmë ishte te goli dhe nëse nuk do gabonim aty do merrnim një pikë shumë të vlefshme ndaj një pretendenti për titullin kampion.”

“Iu garantoj që nuk i ka dalë kujt fjala. Ata që flasin të vazhdojnë, ne do bëjmë punën tonë javë pas jave sepse kjo është detyra jonë.

Të tjerët mund të shprehin mendime edhe pse krejtësisht të gabuara, ndërkohë që ne do të fokusohemi tek puna për të marrë më të mirën e mundur çdo javë.”

“Nuk kishim probleme vetëm te mbrojtja, kishim edhe në mesfushë. Gabuam atëherë kur nuk duhej, një moment që mund ta zgjidhnim më thjesht, por këto gjëra ndodhin në futboll.

Na gjeti ndeshja në një moment shumë të keq sepse me një grup lojtarësh më të plotë nuk dilnim pa pikë sot. Përveç golit, ekipi kundërshtar nuk pati asnjë shans për të shënuar dhe nuk na rrezikoi aspak.”

“Është e drejtë që ne mundim veten sepse dhurojmë i topin kundërshtarit në pësimin e golave. Ekipi jonë duhet të dijë të marrë përgjegjësi mbi supe.

Ne kemi patur dhe raste për të shënuar në ndeshjet e kaluara por nuk ia kemi dalë. Kjo është dhe diferenca mes ekipeve”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.