Cungu: Më duroni edhe dy muaj

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / “Më duroni edhe dy muaj”, ky është një refren që trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ua ka përsëritur shpesh lojtarëve, çka në njëfarë mënyre zyrtarizon largimin e tij në fund të sezonit nga Vllaznia.

Ky është thelbi i asaj që raporton gazeta “Sport Ekspres” sot, ndërsa që ish-trajneri i Kukësit dhe i Laçit shpesh herë pas ndeshjeve ka lënë të kuptojë me deklaratat e tij fundin e një aventure, që mund të konsiderohet pozitive, nisur nga problematikat që e shoqërojnë klubin shkodran.

Veç kësaj, kanë nisur zërat e parë që e lidhin teknikun shkodran me Partizanin, madje për këtë ka edhe “bekimin” e Sulejman Starovës, që është edhe këshilltari i presidentit Demi.

Gjithsesi, për këtë duhet pritur deri në mbyllje të kampionatit, kur edhe do të ketë zhvillime interesante

S'KA KOMENTE

Comments are closed.