Cungu: Më vjen keq, jam i çuditur nga mënyra si pësojmë golat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

armando-cunguTrajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se është shumë i mërzitur nga kjo humbje dhe gjithashtu çuditet nga mënyra se si ekipi i tij pëson golat.

“Më vjen keq për humbjen, është shumë e çuditshme si i pësojmë golat, sepse ne i dhurojmë ata, kemi gabuar në të tre golat e pësuar.

“Penalltitë për Kukësin? Nuk dua të merrem me vendimet e arbitrit, edhe pse pamjet filmike flasin vetë. Është më mirë të hesht në këtë moment dhe preferoj të komentoj atë që bëri skuadra ime.

“Reagimi? Pas pësimit të golit të dytë pati një reagim mjaft të mirë nga skuadra dhe pas pushimit bëmë disa lëvizje në skuadër. Kërkonim të sulmonim dhe ishim duke luajtur mirë, por u goditëm nga goli i tretë dhe aty ndeshja mori fund. Megjithatë, ekipi luajti mirë, vrapoi pa fund, krijuam lojë e raste, por futbolli i tillë është, nuk është e lehtë të përmbysësh rezultatin kur pëson kaq shumë gola.

“Kemi bërë sa mundemi, kemi shumë vështirësi dhe nuk duhet të harrojmë se sot kishim 6 mungesa, të gjitha shumë të rëndësishme, ndaj nuk mund të bënim më shumë se kaq”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.