Cungu: Mund të fitonim më thellë, më vjen keq për Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

“Së pari në këtë kampionat s’ka asnjë ekip të lehtë. Diferencat s’janë të mëdha mes ekipeve. E tillë edhe ndeshja e sotme ndaj Vllaznisë. E dija që do jepnin më të mirën për vetë situatën që po kalojnë. Vllaznia sa do që është në pozitia të vështira, di të luaj futboll. Na vendosën në vështirësi, mbas edhe terreni s’është aspak komod. Nuk ndihem mirë në këtë situatë që është Vllaznia se jam shkodran. Por kam detyrën time dhe punën time, duhet të mendoj për klubin tim. E pash sot, nuk kanë ekip të keq, si meritojnë këtë probleme. Shpresoj të gjenë forcën,”- u shpreh trajneri i Lacit, Armando Cungun, në fundin e sfidës së fituar ndaj Vllaznisë.image

Ndër të tjera shkodrani i pankinës kurbinase deklaroi: “Për ty kthyer tek ndeshja, mund të kishim shënuar edhe golin e dytë kur goditëm shtyllën. Paniku dhe presioni vjen në rritje në minutat e fundit. Në përgjithësi jam jo shumë i kënaqur me ritmin e lojës. Dihet që Laci përvec agresivitet, di të luaj shumë mirë futboll, por nuk arritëm me saktësi. Mund të kishim shkuar edhe 2-0. Ndeshja me Skënderbeun javën e ardhshme do të jetë një përgatitje e zakonshme nga ana jonë. S’dyshoj tek puna ime, por disa lojtarë duhet të rikthehen tek përgatitja e tyre fizike.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.