Cungu: “Ndikoi një dëmtim, humbja e sotme jo hap fals i yni”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Armando Cungu
Armando Cungu

Armando Cungu/ “Ishte një humbje e tepruar në shifra, por rezultati nuk të lejon të flasësh shum. Po luanim mirë dhe po kontrollonim ndeshjen deri në çastin që u dëmtua Kapaklija. Goli i parë erdhi pas një gabimi nga ana jonë në mesfushë teksa kundërshtarët u futën me lehtësi në zonë për të gjetur golin. Ne patëm mundësitë tona për të shënuar, por pësuam dy gola të evitueshëm pasi i tillë është futbolli. Më vjen keq pasi ekipi nuk luajti keq. Nuk kishim as stolin ditën e sotme për të bërë ndërrimet e duhura pasi kishim shumë mungesa kryesore. Ne jemi ende të rrezikuar pasi unë e njoh skuadrën time, ja di të mirat dhe të këqijat e saj. Nuk është humbja e sotme një hap fals, por më vjen keq për lojën dhe rezultatin kundër Teutës. Kapaklija nuk ka ndonjë dëmtim serioz, por do të informohemi në vonë”, ishin fjalët e Cungut pas ndeshjes për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.