Cungu: Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte me Vllazninë, na janë mohuar 11-metërsha

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u shfaq shumë i mërzitur në ekranin e SuperSport pas ndeshjes ndaj Korabit, duke e pranuar se ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht dhe është një gabim që do t’u kushtojë shtrenjtë, ky dy-pikësh i lënë ndaj dibranëve. Gjithashtu, Cungu ankohet për përzgjedhjen e një gjyqtari pa eksperiencë, si Elidon Halo në një ndeshje ku Vllaznia kishte objektiv të rëndësishëm dhe sipas shkodranit nuk u akorduan dy 11-metërsha.

“Ndodhi gjithçka, por ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte me Vllazninë. Në ndeshje të tilla, ndaj një rivali pa motiv, por që luajnë në mënyrë selektive si Korabi, bëhej e vështirë dhe ia kisha bërë të qartë skuadrës që ishte e vështirë. Ashtu ndodhi, edhe pse luajtëm mirë, krijuam raste, goditëm shtylla, ndoshta na është mohuar 11-metërsh, nuk e di, pati shumë gjëra. I uroj suksese gjyqtarit Halo, por Vllaznia nuk është mësimore për të mësuar profesionin. Vjen një gjyqtar i ri dhe pa eksperiencë si Halo, nuk është normale. Megjithatë, kemi fajet tona, nuk dua të justifikohem.”

“Gara për vendin e katërt ndërlikohet shumë, sepse shorti është shumë i vështirë dhe sot nuk na lejohej asnjë gabim. Le të shpresojmë se do të nxjerrim mësimet e duhura dhe të mundohemi të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura. Duhet të rikthehemi skuadra e uritur dhe me shpirt gare që ishim para Flamurtarit. Eshtë e çuditshme, dy ndeshjet e fundit skuadra ka ndryshuar shumë për keq.”

“Nuk e di, kjo pak rëndësi ka, e dini ju atë punë. Nuk kam asgjë korrekte dhe nuk kam ndonjë ankesë, edhe pse thashë që Korabi në ndonjë ndeshje luan pa motivim dhe në ndonjë ndeshje jep gjithçka. Sot Korabi donte të mbyste veten për të marrë pikë, u lumtë, shpresoj ta tregojnë edhe në ndeshje të tjera këtë dëshirë dhe këtë ego, nuk kam asgjë me rivalin tonë për vendin e katërt, Luftëtarin. Nuk kam asnjë koment tjetër, thjesht më duket e çuditshme që të vendosen gjyqtarë nga Memaliaj dhe Patosi në këtë ndeshje ndaj Korabit.”

“Duhet të jenë të kujdesshëm ata që i përzgjedhin, sepse në mentalitetin tonë e kemi paragjykimin të ngulitur. Ne nuk jemi mësimore për të mësuar dorën. Duhet kujdes, sidomos tani në ndeshjet e skuadrave që kanë ende objektiva. Unë them atë që mendoj, them atë që më duket e vërtetë. Ka pasur dy raste të dyshimta për 11-metërsh, mjafton të shihni pamjet, duke nisur që në fillim me një bërryl ndaj sulmuesit tonë Çinari. Pati edhe shumë vonesa të lojës, por nuk dua ta teproj me justifikime”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.