Cungu: Në fund të sezonit, largohem nga Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Flamurtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ai po e mendon dorëheqjen, teksa theksoi se do të largohet nga Vllaznia, në fund të sezonit.

“U munduam të bënim zgjedhjet e duhura, na eci. Hebaj nuk luan titullar sepse ka kohë që ka pasur probleme fizike, një dëmtim që nuk e ka lejuar të jetë në maksimumin e vet.”

“Ajo që më ngroh më tepër është karakteri, dua t’i bëj komplimente ekipit, dha gjithçka. Edhe në ndeshje të tjera kemi luajtur mirë, por nuk kemi pasur fatin që patëm sot.”

“Nuk është ndeshja më e mirë e jona këtë vit, me Kukësin gjithashtu luajtëm mjaft mirë. Tensioni është i madh, skuadra e vuan këtë gjë, por po tregojmë karakter dhe po luftojmë.”

“Emocionet ishin të mëdha, vetëm me Kukësin në Kupat e Europës kam pasur të tilla. Por gjithsesi gjatë ndeshjes isha i qetë dhe kam folur shumë pak me lojtarët, të cilët janë të mrekullueshëm.”

“Do të vazhdoj punën me Vllazninë deri në fund të sezonit, kur do të largohem. Kjo është taksative, e kam vendosur tashmë.

E kam menduar prej kohësh, nuk është një vendim i momentit. Ka shumë presion, është maksimal dhe nuk më lejon të vazhdoj punën”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.