Cungu nuk u hap telefonin. Trepça 89 kërkon trajner

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Trepçës 89’ është prej disa ditësh pa trajner, dhe në mediat sportive u përfol për një kalim të mundshëm të Armando Cungut në pankinën e këtij klubi. Por presidenti i klubit, Abedin Zeka, në një intervistë për “Korneri.net” ka sqaruar gjithçka.

“Ofertën ia kemi bërë dhe ka pasur kohë të mendohej deri të premten e kaluar. Ai nuk ka kthyer përgjigje. Kemi tentuar ta kontaktojmë por nuk është në dispozicion sepse nuk po e ngre telefonin”, deklaroi Zeka.

Mesa duket, Cungu nuk do të ulet në stolin e ekipit kosovar, dhe klubi do të nisë kërkimin për trajnerin e ri që do të nisë punën së shpejti.

Trepca

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU