Cungu: Po shkonte gjithçka normalisht, por nuk ishim të kujdesshëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se gjithçka po shkonte normalisht, por ekipi i tij nuk ishte i kujdesshëm.

“Mendoj se po shkonte normalisht, por nuk kam çfarë them pasi ishim të kujdesshëm dhe nuk i dhamë mundësinë të ishte i rrezikshëm. Fusha e stadiumit “Niko Dovana” ishte e rënduar, ndërsa u dha një penallti e dyshimtë.

Edhe goli i dytë them se topi është marrë me dorë. Kishte disa kartonë të padhënë”.

“Nuk ka rëndësi sa e godet kundërshtarin. Në botë dënohet gjesti.

E kam pritur. Uroj të na lejojnë të luajmë futboll ndeshjet e tjera”.

“Penalltia? Qesharake. U bënë disa ndeshje që penalizohemi”.

“A ndikon eliminimi te vazhdimësia? Ekipi i Vllaznisë ka bërë ndeshje të mira. Në këto kushte djemtë nuk kanë pse janë të pezmatuar.

Na pezmatojnë situata të tjera”.

“Patëm mundësinë të shënonim me kapitenin Shtubina. Gocaj si çdo sportist mund të gabojë, por kur vijnë gjërat nga faktorët e jashtëm nuk kam çfarë të them.

Nuk pashë një Vllazni që gaboi, por pashë një ekip të vendosur mirë, që donte kualifikimin. Terreni nuk të lejonte të bëje dy pasime”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.