Cungu prononcohet mbi ardhjen e Bozović dhe Rajović te Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Armando Cungu
Armando Cungu

Cdo vit, me të nisur sezoni i merkatos nisin edhe thashethemet e pafund mbi afrimet apo largimet e lojtarëve te Vllaznia e Shkodrës. Herë për faj të vet klubit shkodran e herë prej papërgjegjshmërisë së mediave sportive, te Vllaznia hyjnë e dalin cdo vit “pa hesap” dhjetëra lojtarë vendas e sidomos të huaj.

Rasti me i fundit është ai i akordit të përfolur të dy malazesëve, portierit Mladen Bozovic dhe mbrojtësit Blazo Rajovic, ky i fundit një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar. Eshtë trajneri Cungu që më në fund ka mohuar kategorikisht që Vllaznia ka kontakte me këta dy lojtarë duke kërkuar përmes faqes sportive shkodrasport.com që të kihet më kujdes në të tilla informacione që nuk i bëjnë mirë klubit shkodran Vllaznia.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.