Cungu: Rradhën e ka Skënderbeu, jo duarkryq ndaj tij

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cungu-653x380Tri pikët e marra ndaj Korabit i kanë dhënë atij qetësinë e duhur. Armando Cungu e kishte konsideruar si shumë të rëndësishëm këtë takim dhe, po ashtu, edhe jetik atë trepikësh ndaj dibranëve.

Tashmë që kjo është realizuar, trajneri i Vllaznisë ndjehet më i qetë. Por kuptohet që nuk ka shumë vend për festime, sepse takimi i radhës, ai me Skënderbeun, është në prag.

Do të luhet ditën e diel, në orën 17:00, në “Loro Boriçi”, dhe kuqeblutë tashmë kanë nisur përgatitjet për të. Duke folur në lidhje me këtë sfidë, Cungu ka shprehur vlerësimin maksimal për kundërshtarin, por edhe ka thënë se Vllaznia nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj kampionëve në fuqi.

“Skënderbeu, natyrisht që do të kërkojë të mbajë ritmin e sezoneve të kaluara dhe do të kërkojë fitoren me çdo kusht në Shkodër, në mënyrë që të mos e humbasë vendin e parë në renditje, por edhe ne nuk do qëndrojmë duarkryq. Do të bëjmë lojën tonë dhe do të kërkojmë maksimumin, edhe kundër Skënderbeut, sepse luajmë në fushën tonë dhe prandaj do të tentojmë tri pikët. Në fund të fundit, do t’ia lëmë fushës së lojës dhe jo me deklarata. Unë kam shprehur herë pas here keqardhjen time, sepse skuadra që drejtoj nuk ka treguar të njëjtin përkushtim në të gjitha ndeshjet njëlloj.

Kuptohet që është pjesë e jetës sportive edhe ndonjë ditë e keqe, edhe ndonjë humbje, sepse në fund të fundit humb çdo ekip në botë. Por e rëndësishme është që të dish të reagosh shumë shpejt dhe të ngrihesh në këmbë shpejt. Këtu dallohet karakteri dhe pjekuria e një ekipi. Ne kemi treguar se mund të reagojmë edhe mirë, por edhe jo, prandaj duhet ta korigjojmë si duhet këtë pikë në mënyrë që të shohim në fushë atë skuadër, që të gjithë dëshirojnë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.