Cungu: U përpoqëm, duhet të guxojmë më tepër

0
SHPËRNDAJE

CunguTrajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ekipi i tij u përpoq dhe theksoi se lojtarët e Vllaznisë duhet të guxojnë më shumë.

“U përpoqëm të tregoheshim të kujdesshëm dhe të shfrytëzonim shpejtësinë e Shtubinës. I lamë terren Tiranës për ta nxjerrë nga fusha e vet dhe ia arritëm në njëfarë mënyre. Tirana provoi të ushtronte më tepër presion, kurse ne ishim të kujdesshëm. Ishte një ndeshje që do të ndahej nga vetëm një gol, kushdo që do ta shënonte. Shpeshherë e dorëzojmë topin me lehtësi, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të na mbajë më gjatë nën presion. Duhet të guxojmë më tepër për ta ndërruar lojën e për të krijuar raste”.

“Bicaj, zgjedhje teknike apo çështje disiplinore? Aspak disiplinore. Mjekët më kanë thënë që ka një edemë të vjetër dhe në mesjavë në Kupë pati një lëndim. Menduam ta ruajmë, pasi është i rëndësishëm për ne. Vllaznia i hapi dyert pikërisht ngaqë e cilëson si të rëndësishëm. Për fat të mirë kemi tre stopera dhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në shumë pozicione si Gurishta dhe Pjeshka, ndaj aktivizojmë ata që janë më në formë dhe të padëmtuar”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.