Cungu: Uroj djemtë për fitoren, i kënaqur me atë që treguam në fushë

0
SHPËRNDAJE

armando-cungu-610x400Trajneri i Laçit Armando Cungu ka folur në përfundim të ndeshjes me Skënderbeun: “Superkupa është një trofe dhe është nder të marrësh medalje ndaj dua të uroj djemtë për fitoren. Duhej ta administronim më mirë lojën por na dëmtuan edhe zëvëndësimet e detyruara. Patëm disa mungesa me rëndësi dhe kemi ende boshllëqe por synojmë të përforcohemi më shumë. Emocionet e Superkupës ishin të ndryshme me ato të kupës por jo më  të vogla. Na duhen afrime të reja pasi ka për të qenë një kampionat i vështirë duke qenë se ekipet e tjera janë përforcuar shumë. Vështirësitë më të mëdha do ti kemi në javët e para të kampionatit duke qenë se do të luajmë jashtë fushe për disa javë kampionat, pasi për momentin fusha e Laçit është në rregullim e sipër.”- u shpreh trajneri shkodran.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.