“Cungu – Vllaznia” gjithçka vendoset javën e ardhshme

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Euforia për evitimin e katastrofës në finalen me Tiranën tanimë ka kaluar dhe Vllaznisë i duhet të projektojë të ardhmen, ku pikëpyetjet nuk janë të pakta si në planin administrativ ashtu edhe në atë sportiv. Për sa i përket Vllaznisë që do të vijë, pikëpyetja kryesore nis që nga stoli. A do të qëndrojë Armando Cungu në drejtimin e kuqebluve edhe në sezonin e ardhshëm? Gjithcka pritet të zgjidhet javën e ardhshme, pas përfundimit të një kampionati plot stres e vuajtje trajneri ka marrë disa ditë pushim, ndërsa edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ndodhet jashtë vendit, ndaj dhe në javën e ardhshme pritet të ketë një takim mes palëve ku do të vendoset gjithcka.

Gjatë sezonit të kaluar ku nuk kanë munguar edhe deklaratat emotive të Cungut që kishte paralajmëruar një largim, trajneri ka përsëritur refrenin se nëse qëndron këtë do të bëjë me një projekt bindës nga ana e klubit, në mënyrë që Vllaznia të mos jetë e destinuar për t’u fokusuar vetëm te mbijetesa por të synojë Europën, dhe është pikërisht kjo cështja në bazë të së cilës tekniku 44 vjecar do të vendosë nëse do të qëndrojë ose jo. Në rast të një përgjigje pozitive Cungut i duhet të vendosë pastaj për të riformatuar grupin ku pritet një revolucion. E sigurt është se lojtarë si Agovic apo Cicmil nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë, ndërkohë edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete shumë pranë largimit duken edhe emra si Bicaj, Endri Vrapi, Mulemo e Brunild Pepa. Destinacioni i mundshëm për mbrojtësin Ditmar Bicaj duket Flamurtari, klub që i ka bërë një ofertë për ta patur në radhët e tij sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.