Curri apo Osmani/ Cili do të jetë “kolona” e mbrojtjes së Flamurtarit?

0
SHPËRNDAJE
Loading...



1959338_430527743751123_7389226303979510194_n (1)Duket se vlonajtët po punojnë intensivisht për të ngritur një skuadër konkuruese në Superiore. Ekipi po nis ndërtimin nga mbrojtja, ku dy emrat e përmendur së fundmi në listën e Flamurtarit janë dy nga lojtarët më me eksperiencë, madje edhe me stofin e ekipit kombëtar. Bëhet fjalë për mbrojtësit Debatik Curri dhe Tefik Osmani. Curri ka qenë një dëshirë e vjetër e drejtuesve vlonjatë, ndërkohë që në verë pas shumë tratativave me kuqezinjtë, ai firmosi për Tiranën me të cilën është aktivizuar 27 ndeshje sezonin e fundit nga 32 në total që ka patur i gjithë kampionati.

11692568_1628340347446747_2210514608421352422_nNdërkohë që Tefik Osmani, duke mos rinovuar me Skënderbeun, duket se po negocion edhe me vlonjatët për të qenë i sigurtë mbi të ardhmen e tin. Por relatat e mira me presidentin Ardjan Takaj, mund të bëjnë që ai të mbetet sërish në rradhët e kuqebardhëve dhe e kaluara e ka treguar se lojtarët nga Skënderbeu nuk largohen dot me lehtësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.