Cvitanoviç, kroati që spiunoi Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Të mërkurën e Superkupws, Skënderbeu ka qenë nën vëzhgim nga një spiun i Dinamos së Zagrebit. Nga ng sa zbulohet prej mediave kroate bëhej fjalë për një legjendë të futbollit kroat, si Igor Cvitanoviç, i cili tani është një nga bashkëpunëtorët e trajnerit Zoran Mamiç.

Cvitanoviç tani dhe kur ishte futbollist

Një pjesë të shënimeve të marra, ai i ka rrëfyer edhe për shtypin kroat, pikërisht për gazetën “Jutarnji List”: “Skënderbeu e nisi me vetëm 2 lojtarë të formacionit bazë, duke sakrifikuar disa titullarë, me mendjen te ndeshja e Champions League. Dhe vetëm pas 3 zëvendësimeve të tjera, ata ndryshuan plotësisht dhe nisën ta merrnin serzisht lojën, duke dominuar veçanërisht pjesën e dytë të takimit”, shpjegoi ish-sulmuesi, i cili mban ende rekordin prej 15 golave për Dinamon e Zagrebit në kompeticionet e UEFA-s për klube.
Mbi të gjitha, pika të rrezikshme të skuadrës korçare, Cvitanoviç ka evidentuar kapitenin me përvojë, Bledi Shkëmbi, si dhe dy lojtarët e krahut, Berisha e Progni, për të cilët kroatët duhet të marrin masat. Sipas tij, sfida e së mëkurës në “Elbasan Arena” përballë korçarëve nuk paraqitet asapk e lehtë, pasi nuk ka më skuadra të dobëta, kështu që asnjë kundërshtar nuk mund të nënvletësohet. “Fusha do ta tregojë se kush nga dy skuadrat është me e mira dhe meriton të hyjë në fazën e grupeve”, ka përfunduar një nga legjendat e futbollit kroat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.