“Daily Mail”: Lorik Cana kërkon të bëhet sërish “anglez”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shtypi anglez, e sidomos prestigjozja “Daily Mail”, është i sigurtë: Lorik Cana kërkon rikthimin në Premier League. Ish-lojtari i Sanderlendit, gjithmonë sipas asaj që shkruajnë anglezët, është lënë i lirë nga Lacio për të gjetur një klub të ri. Dhe ka shënjestruar pikërisht kampionatin britanik…

lorikTeksa është një nga përfaqësuesit e tij, Mark McKay, i cili ka deklaruar se “Loriku është një futbollist ideal për Premier League. Mund të luajë si mesfushor qendre, ose në mbrojtje. Ai është i mirë me topin dhe pëlqen aspektin fizik të ndeshjeve angleze. Mbi të gjitha zotëron një përvojë të madhe, përderisa ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me Marsejën dhe Lacion. Tashmë ka nevojë për skuadrën e duhur, që t’i japë mundësinë për të zhvilluar një sezon madhështor, me synimin për të shkuar në Europianin e vitit të ardhshëm, ku Shqipëria pretendon të prejë biletën”.

DMGjithsesi duhet pasur parasysh se Cana është 5 vjet më i vjetër sesa 2010, atëherë kur luante me Sanderlendin. Dhe mosha natyrisht që nuk luan një rol të mirë, sidomos duke ditur që Premier League është një kampiinat që kërkon të jesh në fushë thuajse çdo 2-3 ditë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.