Daja: Administruam mjaft mirë lojën, jam shumë i kënaqur

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se ekipi i tij administroi mjaft mirë lojën, ndërsa theksoi se është shumë i kënaqur nga ajo çfarë skuadra korçare paraqiti në fushë.

Kemi administruar mjaft mirë lojën, në zotërim topi, ashtu edhe në shpërndarje të lojës. Jam i kënaqur, si për lojën, edhe për rezultatin.”

“Fitorja na jep qetësi psikologjike, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse duhet vazhdimësi në lojë e rezultate.”

“Do të ndeshemi sërish me Laçin në Kupë dhe mendoj se jemi favoritë, por nuk ka rëndësi ndeshja e sotme, do të rinisë gjithçka nga e para.”

“Shënojmë pak, është e vërtetë, por sot luajtëm mirë dhe mund të shënonim më shumë, nëse do të ishim pak më të qetë para porte”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.