Daja: Aktivizova lojtarë që nuk kanë patur mundësi të tregojnë aftësitë e tyre, Skënderbeut nuk i duhen aleatët

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja është i kënaqur me fitoren ndaj Korabit. Tekniku i korçarëve, në prononcimin për SuperSport, u shpreh se ai aktivizoi lojtarë që nuk kanë patur mundësi të tregojnë aftësitë e tyre, ndërsa theksoi se Skënderbeut nuk i duhen aleatët.

“Elementi motivimit ishte kryesori pasi dhe pse luan me Korabin në fund fare 3 pikët janë 3 pikë. Hodha dhe lojtarë që nuk kanë patur mundësi të tregojnë aftësitë e tyre.

Askush nuk e pret mirë zëvendësimin pasi kërkon gol në çdo ndeshje, por në rezultatin 3-0 e zëvendësova sepse Latifi na duhet më shumë në ndeshjet e tjera. Ne kërkojmë të dalim në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe nuk ka shanse për kompromis nëse do bënim të tilla llogari do i bënim më parë sepse Skënderbeut nuk i duhet asnjë aleat për momentin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU