Daja: “Çdo trajner dëshiron t’a fitojë derbin”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ilir Daja gjithashtu ka dalë një konferencë për mediat teksa ka folur në lidhje me derbin që do të luhet ditën e nesërme. Trajneri i bardhebluve është optimisit para një ndeshje super të vështirë dhe u shpreh se në derbi pranohet vetëm një rezultat. Daja theksoi se ekipi imtij luan vetëm për fitore dhe kjo gjë tashmë dihet për shkak se duhet thyer tabuja e fitores në derbi:

Ilir Daja dhe Arbi Laçi
Ilir Daja dhe Arbi Laçi

“I bashkohem thirrjes se klubit per ta konceptuar diten e neserme si nje dite feste. Derbi eshte nje ndeshje qe duhet menaxhuar si duhet. Stresin dhe ngarkesen duhet ta kthejme ne force per neser. Motivimi eshte maksimal para nje ndeshje te tille. Historiku dhe statistikat nuk me pelqejne. Nese do te krahasojme Tiranen dhe Partizanin per titujt e fituar, llogaria del ne favorin tone. Cdo futbollist, cdo trajner, deshiron te fitoj ne derbi edhe nese i ka fituar 10 ndeshjet e fundit. Mungesat?! U be kohe qe kemi patur probleme por tani kemi nje situate me te mire. Bakaj dhe Vucaj jane rikthyer dhe do te jene te gatshem.”

“Te dy kane sakrifikuar per te mos munguar neser. Nje mungese e rendesishme per ne ka qene ajo e Gentjan Muces. Do te kemi me shume alternativa ne kete moment pa mohuar edhe rendesine e lojtareve te Akademise. Persa i perket sulmit, mund te them qe nuk mund te permendim cdo moment faktin qe nuk kemi nje sulmues qendre. Do fokusohemi per te bere nje paraqitje sa me te mire per te kenaqur tifozet. Derbit nuk i ngjajne njeri tjetrit ndaj ne do te luajme per te fituar. Perfitoj nga rasti te uroj Ervin Bulkun per ditelindjen. Gjithe te mirat per te ne jete dhe le te jete nje ogur i mire para derbit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.