Daja: E kishim vlerësuar ekipin e Vllaznisë, ishim shumë të ekuilibruar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se skuadra korçare e kishte vlerësuar ekipin e Vllaznisë, ndërsa tha se ishin shumë të ekuilibruar.

“E kishim vlerësuar ekipin e Vllaznisë dhe nuk u nisëm kurrë duke menduar pozicionin e kundërshtarit në tabelë. Këtë respekt e shfaqëm dhe në fushën e lojës duke qenë shumë të ekuilibruar.

Po ta analizojmë lojën nuk i dhamë asnjë shans rivalit i cili nuk shkoi asnjeherë në portën tonë me aksione por vetëm me goditje standarte. Mendoj se kishim shanset tona, kishim ekuilibër dhe sigurisht morëm një fitore të merituar.

Kishim punuar gjatë gjithë javës me këtë skemën por mendoj se nuk mbështetëm aq sa duhet sulmuesin tonë Salihi si pikën tonë më të fortë në sulm. Gjithsesi mendoj se ishim në nivelin e duhur për të apikuar manovrën e përgatitur gjatë javës”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.