Daja: Eshtë një kampionat mjaft i vështirë, duke parë situatën nuk jemi shumë të qetë

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Tiranës, Asion Daja, pas ndeshjes me Flamurtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se është një kampionat mjaft i vështirë, ndërsa theksoi se duke parë situatën, ai dhe ekipi i tij nuk janë shumë të qetë.

“Është një kampionat mjaft i vështirë, ka shumë rivalitet dhe në këtë moment nuk jemi të qetë, duke parë situatën, humbjen në derbi ndaj Partizanit dhe mungesat pa fund. Për këtë arsye, rëndësi ka që sot nuk humbëm, pasi ishte një ndeshje delikate.”

“Pata një moment të mirë për të shënuar, por portieri kundërshtar Halili dhe mbrojtësi Jakovljeviç ndërhynë me shpejtësi, duke evituar golin.”

“Ky sezon, për nga mënyra si po ecën, quhet i djegur për ne, për sa i përket kampionatit. Shpresoj që sa më shpejt të kthehen tifozët, pasi na duhen shumë.”

“Si ish-lojtar i Partizanit, nuk shoh ndonjë diferencë të madhe në garën për titull, pasi çdo javë ka ndryshime në krye. Në këtë moment më duket më mirë Skënderbeu”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Tiranës, Asion Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.