Daja: “I dua tifozët me vete, nuk replikoj me askënd”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas humbjes së pësuar në derbi, skuadrën e Tiranës e pret një sfidë tjetër tepër delikate. Bardheblutë do të presin në “Selman Stermasi” Flamurtarin që rrezikon seriozisht këtë vit rënien nga kategoria dhe që është i etur për pikë. Nga ana tjetër kryeqytetasit duhet të reagojnë pas humbjes të premten e kaluar pasi tashmë kanë humbur edhe vendin e tretë në renditje. Para sfidës ndaj vlonjatëve, trajneri Ilir Daja ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me gjendjen e skuadrës. Ja deklarata e tij e plotë:

Ilir Daja
Ilir Daja

“Sfida e radhes ndaj Flamurtarit eshte e rendesishme per ne, sidomos per te sheruar sado pak ate plage qe la humbja ne derbi. Duhet ta fitojme dhe do bejme maksimumin per te marre tri piket ne menyre qe te rikuperojme edhe ne planin psiokologjik. Flamurtari vjen ne Tirane me nje plan te qarte, pasi kerkon te marre rezultatin qe i duhet ne objektivin qe ka. Megjithate, duhet ta harrojme per nje moment disfaten e fundit ne kampionat per te dhene maksimumin ne ndeshjen e radhes. Statistikat me Flamurtarin flasin ne favorin tone, pasi kemi arritur te fitojme dy ndeshjet e fundit ne Vlore.”

Ilir Daja
Ilir Daja

“Nuk ka vend per revansh pas asaj humbjeje qe pesuam ne Kupe, pasi ky eshte nje kompeticion me specifike te vecante. Per sa i perket Elis Bakajt, mungesa e tij ndihet ne ekip, duke qene se eshte golashenuesi i skuadres. Por ne derbi mendoj se nuk beri nje sjellje profesioniste, edhe pse gjyqtari mund ta kishte menaxhuar situaten ne nje menyre tjeter. Ne tri ndeshjet e fundit ne kampionat eshte e vertete qe nuk kemi arritur asnje fitore. Por kjo nuk do te thote se kemi qene me poshte se kundershtaret tane. Jemi perballur me rivalet direkt dhe per fat te keq na kane munguar vetem rezultatet pozitive. Kritikat ndaj ekipit? Nuk dua t’iu kthej pergjigje gjithe legjendave te Tiranes edhe pse ata jane miqte e mi. Di vetem se, ata qe kane folur me superlativa ne momentet qe ekipi kishte rezultate pozitive, jane te njejtet qe na kane kritikuar pas humbjes ne derbi. Dua t’iu bej nje apel tifozeve tane qe te na mbeshtetin, sepse pa ta ne stadium, gjithcka veshtiresohet me shume. I kuptoj sesi ndihen pas humbjes ne derbi, por do t’iu kerkoja qe te ishin serish, ashtu sic kane qene gjithnje, lojtari i 12-te i Tiranes per te arritur me sukses, te gjithe se bashku, pjesemarrjen ne Kupat e Europes”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.