Daja: Ishte shumë e vështirë, pasi Korabi ka lojtarë të mirë

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Korabi ka në përbërje lojtarë shumë të mirë.

Pavarësisht pozicionit të Korabit në fund të tabelës, ata kane lojtarë të mirë. Disa prej tyre kanë qënë gjithnjë në Superiore.

Luajnë mirë në mbrojtje dhe e dinim që ishte e vështirë. E rëndësishme ishte fitorja.

Në pjesën e dytë kishim shpejtësi që na dha mundësinë të dilnim para portës. Kapja e formës së duhur nga Predescu dhe rikthimet e sulmuesit Salihi dhe mesfushorit Latifi do na japin më shumë lehtësi në sulm.”

“Pas fazës përgatitore, ekipet nuk kanë ritmin e duhur. Edhe diferencat janë ngushtuar nga lëvizjet në merkato.

Të treja ekipet që janë për titull janë pragmatiste. Për ekipin tim them që kundërshtari sot nuk na rrezikoi asnjëherë sepse ishim shumë të ekuilibruar mbrapa.”

Penalltia? “Është pozicion i vështirë. Topin e ka Lilaj në zotërim, ka kontakt brenda zonës, mbrojtësi Çela zgjat këmbën, prandaj mendoj që është penallti.”

Loja e vakët: “Kemi probleme me presionin për të rimarrë topin, prandaj kishim tre sulmuesit Plaku, Fukui dhe Adeniyi që nga fillimi sepse ata kanë potencial momental më të mirë se Predescu për të bërë këtë gjë.”

Deklarat e trajnerit Sulejman Starova: “Nuk kam qejf të merrem me polemika me kolegët e mi, siç është rasti i trajnerit të Partizanit, por do thoja që po t’i kthehesha dy fazave të para, Partizani ka ndryshuar edhe kalendarin për arsye fushash”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.