Daja: Kairati na vendosi në vështirësi, por lojtarët e mi kanë eksperiencë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “SuperSport”, u shpreh mjaft i kënaqur me kualifikimin e arritur, pavarësisht faktit se Kairati i vendosi korçarët në vështirësi.

Ai foli edhe për golin e shënuar nga sulmuesi Sebino Plaku, duke thënë se ai duhet të ketë më shumë besim te vetja.

“Normalisht që ndihesh mirë, por emocioni shtohet kur përballë ke një ekip me kualitet dhe buxhet të madh si Kairati, me shumë eksperiencë. Ndërkohë që edhe lojtarët e mi kanë eksperiencë në këto kompeticione dhe ajo i ndihmon të menaxhojnë situatat. Kairati na vendosi disi në vështirësi në pjesën e parë, pastaj ishte kartoni i mesfushorit Lilaj dhe lëshuam territor në lojë me qëllim për t’u kualifikuar. Në këto përballje i rëndësishëm është kualifikimi dhe jo loja e mirë, pasi ajo shpesh herë nuk mbahet mend.”

“Ekipin e radhës e njohim si emër, por kemi një praktikë pune dhe nuk e kemi parë as nuk e kemi analizuar sepse ishim të fokusuar te kjo ndeshje. Ne nuk kemi lojtarë për t’u mbrojtur, por tërheqja mbrapa ishte meritë e Kairatit që fitoi gjerësinë në fushë. Megjithatë nuk na shqetësoi sepse para portës nuk kishin situata të pastra.”

“Kishim një ndërrim të detyruar me sulmuesin Adeniyi, por Sebino atë detyrë që i kërkuam e bëri mirë. Duhet t’i kthehet besimi te vetja sepse cilësitë i ka, por duhet të ketë më shumë besim te vetja”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.