Daja: Keqardhje për largimin

0
SHPËRNDAJE

14882254_1775822606007187_800567605409282026_o“Më vjen keq për punën e madhe të bërë në këtë periudhë, që në fakt e kam bërë me profesionalizëm. Do të dëshiroja shumë që të isha pjesë e suksesit që do të arrihet, por nuk qe e thënë”. Me këto fjalë dhe mes emocioneve, Ilir Daja ka shprehur keqardhjen e largimit nga skuadra bardheblu, një vendim që për të erdhi si një rrufe në qiell të hapur.

“Ky është një vendim i presidentit dhe shpresoj që të jetë një vendim i drejtë. E konsiderova Tiranën si një familje të madhe ku gjërat që janë brenda familjes nuk kanë përse të bëhen publike në media, ka kudo probleme. Por kam pasur një raport që anën time profesionale nuk e cenon askush, qoftë president, qoftë zyrtar i klubit”, u shpreh Daja.

Në seancën stërvitore të së martës, trajneri Daja është paraqitur në kompleksin sportiv bardheblu “Skënder Halili”, thjesht për të takuar lojtarët e më pas është larguar.

“U takova me lojtarët e skuadrës të cilëve i urova fat, pasi janë një grup shumë i mirë që mund të ecin shumë lart. Edhe për sa i përket lojtarëve që janë aktivizuar pak minuta, kjo ka qenë për shkak të formës së tyre jo për faj të Dajës. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i uroj fat kujt do drejtojë pas meje Tiranën dhe i uroj suksese klubit”, vijoi ish-trajneri bardheblu.

E marta ishte dhe dita e fundit e Dajës në pankinën e kryeqytetasve që të mërkurën do të kenë një trajner të ri, Mirel Josa që pritet të prezantohet me lojtarët dhe stafin.

Bëhet fjalë për një rikthim në skuadrën që ka drejtuar nga viti 2003 deri në vitin 2007. Josa ishte në shqyrtim të ofertave që prej muajit qershor kur u largua nga kampionët e Skënderbeut. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.