Daja: Kishim ardhur për fitore, por nuk kishim as fatin me vete

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është i bindur se gara për titull nuk ka marrë fund. Duke folur për SuperSport, ai deklaroi se loja kundër Partizanit i jep shumë shpresë.

“Kishim ardhur për fitore, por nuk kishim as fatin me vete. Krijuam lojë, goditëm shpesh portën, Partizani e goditi vetëm një herë kuadratin, por ky është futbolli. U thashë edhe lojtarëve që jam krenar që i drejtoj. Nuk patëm fatin kundër, por kjo skuadër ka mentalitet fitues.

Eshtë vështirësuar gjithçka, por ka edhe një fazë në lojë dhe nëse luajmë si sot, nuk ka asgjë të pamundur.

Unë e thashë që janë shumë pikë dhe rruga është vështirësuar ndjeshëm, por e përsëris, ka ende shumë ndeshje deri në përfundim.

Analizën e bëjmë me video dhe nëse lojën e interpretojmë si sot, nuk ka pse të bjerë morali. Natyrshëm, duhet motivim edhe më i madh që këtë lojë ta shoqërojmë me fitore. Nëse luajmë si sot, duke pasur edhe pak fat, besimi do të rikthehet. Mentaliteti i fituesit tregohet në situata të vështira.

Në fakt, po, ka pasur shumë ndërhyrje, ka pasur edhe tension duke parë sjelljen e gjyqtarit Koçi, që e ngarkoi shumë skuadrën me disa vendime të dyshimta. Tre kartonë në rreth 20 minuta ishin të tepruar dhe e nervozuan skuadrën, prandaj edhe ndërhyra.

Në fakt, merkatoja e janarit nuk të ofron emra shumë cilësorë.

Për sa i përket tensionit dhe heshtjes para ndeshjes? Duhen ndonjëherë këto heshtje shtypi, që skuadra të jetë më e bashkuar dhe e qetë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.