Daja: Kishim përballë një rival cilësor, por luajtëm shumë mirë

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas ndeshjes me Luftëtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se korçarët kishin përballë një rival cilësor, por ekipi i tij luajti shumë mirë.

“Kishim përballë një rival mjaft cilësor, luajtëm 60 minuta mjaft të mira, duke gjetur edhe golat. Nuk ishte e lehtë, sepse edhe kundërshtari krijoi raste të mira, por gjetëm balancën e duhur mes lojës e golave.

Nuk ishte e lehtë, pasi Luftëtari ka një lojë mjaft të mirë, edhe pse sot nuk i lejuam shumë raste për shënim dhe punuam mirë në aspektin mbrojtës. Shfrytëzuam mirë lojtarët tanë të shpejtë në sulm, duke kaluar me shpejtësi nga faza mbrojtëse në atë sulmuese, duke marrë këtë fitore me 3 gola.

Muzaka? Lojtar me eksperiencë dhe me cilësi. E kërkova sapo mora vesh që doli lojtar i lirë, sepse është një lojtar që di të zgjidhë situatat dhe përshtatet mirë në çdo skuadër dhe në disa role”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.