Daja: Më vjen keq për Tiranën por kanë rënë edhe ekipe të tjerë të mëdhenj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kupa e Shqipërisë / Skënderbeu u ka dhënë fund përgatitjeve për finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës që do të zhvillohet të mërkurën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Bardhekuqtë vijnë në këtë takim pa disa lojtarë kryesor si Salihi, Osmani apo edhe Orelesi që rrezikon, por objektiv mbetet vetëm fitorja për të mos e mbyllur këtë sezon pa trofe. Kupa merr një rëndësi akoma edhe më të madhe, pasi ky është trofeu i vetëm që Skënderbeu nuk e ka fituar asnjëherë.

Unë stërvit një grup që ka mendësi fituesi. Kam një skuadër që i bën të mos ndihen mungesat e Lilajt, Osmanit dhe Salihit. Skënderbeu është skuadër që mungesat e rëndësishme nuk i reflekton. Objektivi ishte titulli por tashmë duhet të futemi në fushë me objektiv fitoren në Kupë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk duhet të mendojmë që Tirana është në gjendje të rënduar psikologjike. Do të jetë një përballje e fortë megjithatë ne jemi të karikuar dhe në një gjendje të mirë. Duhet të bëjmë një takim të mirë dhe të sjellim kupën në Korçë”, deklaroi Daja.

Gjatë ditëve të fundit në media kanë qarkulluar disa zëra se Skënderbeu mund të dënohet nga Komisioni i Etikës në FSHF me arsyetimin se drejtuesit e klubit kanë ndikuar në rezultatin e disa ndeshjeve: “Jemi të gjithë të fokusuar sa asnjë gjë tjetër nuk na shkon në mendje. Skënderbeu e ka marrë njëherë dënimin nga UEFA.” Sa i përket zbritjes së Tiranës në Kategorinë e Parë pas barazimit me Vllazninë, Daja deklaroi se i vjen keq: “Si ish-trajner i Tiranës, më vjen shumë keq që Tirana ra nga kategoria, por kjo ka ndodhur edhe me ekipe të mëdhenj të tjerë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.