Daja: Mlada më e dobët se Kairati por duhet kujdes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Europa League/ Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen me Mlada Boleslav, teksa trajneri Ilir Daja ka bërë një krahasim mes kundërshtarit të këtij turi dhe Kairat Almatit që kaluan fillimisht.

“Entuziazmi te skuadra jonë është në shkallë të lartë pas atij kualifikimi me Kairatin. Ndeshjet në Europa League kanë specifike tjetër, luhen 180 minuta dhe skuadrat ndryshojnë nga turi në tur. Ndoshta Kairat Almati ka elementë më cilësorë se Mlada Boleslavi, por skuadra çeke është më e organizuar në lojën e saj dhe kërkon shumë kujdes në të dyja fazat e lojës”, thotë Daja fillimisht në “Supersport”.

Për kaluar më tej, për teknikun kryeqytetas është shumë i rëndësishëm rezultati i ndeshjes së parë, pasi bazuar mbi atë mund të ndërtosh edhe strategjinë për 90-minutëshin vendimtar.

“Duhet të marrim rezultat të mirë që në ndeshjen e parë, sepse vendos shumë për kualifikimin. Sigurisht ndeshja e kthimit vendos përfundimisht se cila skuadër kualifikohet, por nëse arrin të marrësh rezultatin e duhur, mund ta kesh më të lehtë në ndërtimin e strategjisë në kthim. E rëndësishme është të shënojnë dhe pse jo të mos pësojmë në fushën kundërshtare.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU