Daja: Na mungon një lojtar që shtyn topin në rrjetë

0
SHPËRNDAJE

14877116_1135951703108696_1664292944_nTrajneri i Tiranës, Ilir Daja, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ekipit të tij i mungon një lojtar që të shtyjë topin në rrjetë.

“Rezultati? Sot përveç finalizimit, gjithçka ka folur në kahun tonë pasi të mbash Shkodrën në një të tretën e mbrojtjes së tyre dhe të kesh gjithë kohës administrimin e topit tregon cilësi. Sigurisht që ka qenë problematikë e jona qe sulmuesit te shkonin me shpejt para portës, për të pasur me shumë pika pasimi. Kemi punuar gjatë javës në këtë aspekt. Kemi përdorur të gjithë kontingjentin e mundshëm të sulmuesve, edhe Bajramin, Liken apo Vucajn si të dytë. Unë mund të thosha që meqë u mbyll faza e parë me këtë ndeshje, në këto 9 javë, 3 i kemi luajtur në stadiumin tonë. Edhe përshtatja ka të bëjë, pasi na duket sikur ndeshjet i kemi jashtë. Natyrshëm që do të ketë një paraqitje të tillë ku kundërshtari kthehet në mbrojtje, aq sa Muça sot nuk luante si qendërmbrojtës por si organizator. Ajo që na mungon, është e thënë popullorçe, një lojtar që shtyn topin në rrjetë”.

“Tirana po luan shumë në transferta? Humbja me Luftëtarin, edhe pse nuk dua të justifikohem, erdhi në një terren të pa licencuar për Superioren dhe Tirana u detyrua të zhvillonte ndeshje në këtë lloj terreni. Nuk dua ta marr për referencë, por nuk shkon të luash në një terren të tillë. Sot kishim terren të mirë, por kemi qarkulluar topin, kemi krijuar volum loje e filtruar topa brenda zonës shumë mirë. Por ky është futboll, ndodh kështu edhe kur luan mirë. Nuk me takon te merrem me këtë punë, por përderisa quhen ndeshje ku Tirana është pritëse, besoj që stadiumi është një tjetër element për të na çuar drejt marrjes së pikëve”.

“Eufori? Nuk ka pasur momente euforie, nuk kemi arritur asgjë, nuk është se kemi rikuperuar pozicionet në klasifikim, vazhdojmë të jemi në vendin e katërt. Këto janë gjëra që do kalojnë, shpresojmë të kalojnë sa më shpejt”.

“Loja e Tiranës? Nuk do të flas për lojën, pasi kemi 6 javë që zhvillojmë lojërat më të mira në Superiore, edhe në raport me rivalët. Por na duhet të stabilizohemi te shtëpia jonë, se ndryshe duket që i luajmë të gjitha ndeshjet jashtë”.

“Sulmuesit? Cisse ka problematikën e vet, se ka shumë kohë pa luajtur rregullisht sepse ku ishte më parë, për shkak problemesh financiare nuk ka qenë i aktivizuar. Pastaj është edhe dëmtimi i Edeh. Ndoshta duhet një mbështetje më e mirë nga lojtarët e linjës së dytë si Ndockyt, Muzaka apo Daja. Duhet të gjejmë alternativa përveç sulmuesit, që të shkojmë në zonën e golit.

Gjëja më e thjeshtë për një ekip është të veprojë në mbrojtje. Nëse në hapësirat që krijon Cise, do të futen lojtarë në mbështetje dhe sulmuesit e krahut, do të kishim më shumë pika pasimi në sulm. Ndaj një ekipi që mblidhet si kundërshtari sot, me gjithë topat që çuam në zonë, në këtë mënyrë mund të shkojmë drejt golit”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Ilir Daja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.