Daja nuk do paragjykim, premton kualifikim

0
SHPËRNDAJE

Trajneri Ilir Daja ka siguruar mediat se skuadra e tij s’do të bëjë asnjë pakt me asnjë ekip. Ai ka bërë të ditur se Skënderbeu do të kaloj turin pas barazimit 1-1 në Lac. Por gjithcka mbetet për tu parë.

“Jemi munduar që me programin e seancave stërvitore të ruajmë formen fizike të lojtarëve në të dy kompeticionet. Ndaj Laçit do të luajmë me formacionin më të mirë, prandaj kalimi në gjysëmfinale është e vetmja alternativë dhe objektiv për ne.”

“Mos na paragjykoni, ekipi im do kalojë në gjysëmfinale. Nëse do të ishte ndryshe do të shihnit qartazi një rotacion të madh në ekip. Gjë që nuk do të ndodhë. Ne kemi grupin e plotë dhe jemi gati që të përballojmë të dy kompeticionet.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.